Historiku

Ne momentet e para te aktivitetit kompania ka filluar me tregtimin e artikujve te ngrire dhe kryesisht te akullores. Prej kesaj ka marre edhe firma emrin "ROYAL” shpk, Mit hat Harizaj (Gelatti Royal, Lecce). Baza e aktivitetit ishin baret dhe restorantet. Marketet dhe pikat e shitjes me shumice nuk ekzistonin ende, per vete zhvillimin e ulet ekonomik qe kishte ne Shqiperi. Duke marre shkas per kete dy artikujt kryesore ishin akullorja dhe kafeja. Me rritjen e zhvillimit ekonomik, duke qene gjithmone ne kerkim te nje aktiviteti kohor, kompania rriti dhe gamen e artikujve qe tregtonte duke punuar kryesisht ne ristoracionin e restoranteve dhe me vone edhe si pike grosiste per artikuj te ndryshem ushqimore.

Ne vitin 1993 kompania kishte bazen e saj ne Tirane ne nje magazine te mbuluar 800 m2 pa dhome frigoriferi dhe me pak mjete pune (si kamiona, frigorifere ne perdorim dhe makine kafeje). Personeli ishte i perbere vetem nga pjestaret e familjes. Sot ne 2004 jane 22 punonjes, 14 kamiona frigoriferike me temperature -35°C, 5 makina tipi "fiorino" dhe "dayli" dhe 2 trajlera me rreth 1500 banake dhe vitrina frigoriferike dhe 9 eksprese kafeje, Magazina ze nje siperfaqe prej 1600 m2 te pajisur me dhorna frigoriferike prej 900 m3 dhe ambjente zyrash rreth 270 m2. Siperfaqja totale eshte 7000 m2 dhe perdoret edhe per parkirnin dhe manovrimin e automjeteve te transportit.

[ROYAL MH] [Historiku] [Produktet] [Kontakt] [English]